Analisti Lorenc Vangjeli ka paralajmëruar sërish se shumë shpejt dy njerëz pranë ish-kryeministrit Sali Berisha do të kenë një përballje të ashpër me drejtësinë.
I ftuar në emisionin “Log”, Vangjeli tha se sot në Tiranë të gjithë kanë informacion që janë tërhequr 6 milionë euro nga një bankë e nivelit të dytë dhe nuk dihet ku kanë përfunduar.
Sipas tij ky është një rast i pastër i pastrimit të parave.
Vangjeli: Në rastin e një politikani tjetër, një deputet, në momentin që u shpall non-grata pati një deklaratë të ambasadës e cila thotë, nëse organet ligjzbatuese do të kërkojnë materiale ne do ua dorëzojmë atyre.
Minxhozi: Eskobari e ka thënë dhe për Berishën.
Vangjeli: E dyta është thënë po nga ambasada amerikane për Berishën. Nëse SPAK nuk ka trokitur të kërkojë fakte, prova të cilat kryeministri nuk i merr dot është në shkelje të ligjit. Unë nuk mendoj se është kështu, ndoshta duhet të presim. Perëndia nuk është si mace dhe drejtësia nuk është kështu.
E fundit në Tiranë kanë filluar të kenë ide të qartë se ku kanë përfunduar nja 6 milionë euro të tërhequra në një bankë.
Xhafo: Ku kanë përfunduar?
Vangjeli: Ka një hetim i cili është shterues për një rast pastrimi parash. Dy personazhe shumë afër zotit Berisha mund të kenë një përballe shumë të ashpër me drejtësinë. Karma rikthehet gjithmonë.