Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Gjirokastër pak para mesnatës ku shpërtheu një sasi tritoli e vendosur në hyrje të një banese.
Ngjarja raportohet se ka ndodhur në lagjen “Dunavati i dytë”, aty ku në banesën e shtetasit A. Liti, është vendosur një sasi lënde shpërthyese.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur Gentjan Liti, i biri i A.Litit.
I plagosuri është transportuar në spitalin e Gjirokastër për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Informacion Paraprak.
Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A.L, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G.L, 34 vjeç,(i biri i shtetasit A.L), si dhe dëmtime materiale të banesës.
Po kështu në qytetin e Vlorës i është vendosur lëndë eksploziv një mjeti të parkuar pranë banesës në pronësi të një 64 vjeçari. Nga njoftimi i policisë së këtij qyteti deklarohet se nuk ka viktima por vetëm dëme materiale. Hetimet Vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe ndalimin e autorëve.