Një tjetër shqiptare u shpall kampione europe në kampionatin që po mbahet në Mynih. Elina Xhengo, e lindur në Greqi dhe që garon për flamurin e këtij shteti, fitoi medaljen e artë në hedhje shtize.
Xhengo regjistroi rezultatin 65:81 metra në gjuajtjen e dytë dhe asnjëra prej rivaleve nuk iu afrua asaj. Distanca më e afërt me Xhengon ishte 4 metra.Atletja Xhengo i dha Greqisë medaljen e katërt të artë në Europian, duke u bërë edhe kampiona më e re në Europë në hedhje shtize, 19 vjeçe e 350 ditë.
Rekord që mbahej që prej vitit 1962. Ajo është njëhohësisht edhe sportistja më e re greke që shpallet kampione europe. Elina Xhengo vjen nga një familje emigrantësh shqiptarë. Ajo lindi në Greqi në vitin 2002.
Edhe pse ajo përfaqësoi Greqinë dhe madje valëviti flamurin e vendit fqinjë në europian ku vendosi edhe rekord kontinental si vajza më e re që arrin të fitojë një titull në këtë disiplinë, mesazhet fyese me bazë raciste për shkak të origjinës së saj nuk kanë munguar.
“Kam marrë mesazhe negative sepse jam me origjinë nga Shqipëria”, thekson Elina në një intervistë për televizionin kombëtar ANT1.
Në vijim ajo nënvizon se vetëm gjatë muajve të fundit është pajisur me pasaportë greke dhe nuk e dinte nëse do të merrte pjesë në europian por pavarësisht këtij fakti nuk e ka ndakur stërvitjen
Ndërsa Gega përveç pritjes dhe përkrahjes nga mijëra shqiptarë do përfito ligjërisht 200 milion lekë.
Sipas legjislacionit në fuqi të sportit, Gega përfiton 40 milion lekë shpërblim si kampione e Europës dhe 60 milion për rekordin evropian, që vendosi në garë.
Vendi i pestë në Botëror i siguron asaj një shpërblim prej 1 milioin lekësh, ndërsa vendi i katërt (të cilin e pretendon pasi mund të s’kualifikohet një nga fituesit) e ngre shpërblimin në 3 milion lekë. Po këtë vit me dy medalje ari në garat e Mesdheut (3 milion), kampione e Ballkanit (15 milion) dhe 3 herë ka thyer rekord Kombëtar gjatë këtij viti (nga 2 milion lekë shpërblim), duke përfshirë edhe shpërblimet nga klubi dhe bashkia e Tiranës,
Luiza Gegës, sipas ligjit të sportit, i takojnë rreth 200 milion lekë të vjetra shpërblim për sukseset e vitit 2022. Pas pritjes në Rinas nga dy ministra, ai i Sportit dhe i Rinisë, Luiza Gega do të pritet nga kryeministri i vendit, ku do t’i komunikohet edhe shpërblimi që ajo meriton. //Ekskluzive.al