Bëhen dy vjet që është ndarë nga jeta Rexhep Çeliku, autor i 32 mijë roleve në skenat kombëtare dhe ndërkombëtare. Faqja Na Ishte dikur e kujton me respekt mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku.
Rexhep Çeliku ka lindur me 19 korrik 1954 në Tiranë. Që nga viti 1976 ka punuar solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe numëron në reportorin e tij artistik rreth 8 mijë shfaqje dhe mbi 32 mijë role brenda dhe jashtë vendit. Është nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, akorduar nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.
Si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore ai ka prezantuar vallen e bukur e madhështore, të hijshme e baritore, vallen epike dhe lirike në mjaft skena të botës dhe numëron në reportorin e tij artistik mijra shfaqje,e role te shumta. Ai njihet edhe si koreograf i mjaft valleve si “Bilbilejtë”, “Vaj e mall për Çamërinë”, “Bëni ç`thotë ustai”, “Valle me motive të Shqipërisë së Mesme” etj. Për aktivitetin e tij artistik dhe atë çfarë ai ka dhënë në skenë është vlerësuar me dekorat, medalje e tituj nderi si; “Urdhri Naim Frashëri i Klasit të Parë”, “Ambasador i Paqes”, “Mjeshtër i Madh”etj. U nda nga jeta më 12 Janar 2018 /Naishtedikur.info