Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës duket se është deputet kontravers, dhe i pakuptimtë. Çfarë bën një herë, nuk e bën një herë, cfarë thotë një herë, nuk e thotë herën tjetër.
Ky njeri ka postuar sot në rrjetet sociale një koment, kundër ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, duke akuzuar kryeministrin Rama për korrupsion.
Ndërkohë kujtojmë këtu se disa muaj më parë në parlament doli kundër linjës zyrtare të Partisë Demokratike, dhe kryetarit Basha dhe la me gisht në gojë kolegët e tij deputetë, të cilët duke qëndruar në sallën e Komisionit të Ekonomisë, duke votuar pro ndërtimit të këtij aeroporti.
Çfarë e ka bërë që deputeti i Bashës të ndryshojë mendje? Njeriu që hyri në parlament dhe vetëm bënte për të qeshur kolegët. Është një aferë korruptive?
Njeriu, i cili disa muaj më përpara votonte pro, duke u justifikuar se nuk mund të pengonte një projekt që do ndihmojë në zhvillimin e Vlorës. Mos vallë në këtë mes fshihet ndonjë aferë korruptive, apo ka diçka që nuk shkon atje, që disa muajsh pasi e votoi, sot Agron Shehaj del dhe e sulmon?
Mos ndoshta deputetit Shehaj i është prishur ndonjë pazar, që sulmon atë që votoi vetë? Cfarë mund të fshihet pas faktit, që një herë e voton, dhe një herë e sulmon? Sepse qeveria është e njëjta me atë që ishte edhe para gjashtë muajsh. Është po kjo qeveri që do ta administronte këtë koncesion dhe që do të menaxhonte investimin, që u paraqit si pr.ligj në Komisionin e Ekonomisë disa muaj më parë, për të cilin Agron Shehaj votoi pro dhe sot e sulmon pasi e ka miratuar vetë.
Kjo është ose një papërgjegjshmëri totale e një politikani, ose një aferë e e mirëfillte korruptive, ose deputeti i Lulit nuk di se ç’bën. Dhe nuk është çudi që ta shohim një herë ndryshe, një herë tjetër ndryshe, e sërish më vonë të ndryshojë mendje./ CNA.al