Ora News ka realizuar për herë të parë në Shqipëri matjen e standardeve në investimet në rrugë. Përmes teknologjisë së fundit të Dynatest është realizuar skanimi i shtresave në akse, si dhe realizimin e projektit. Përmes lazerit me rrezet x verifikohen shtresat e hedhura por dhe qëndrueshmëria e tyre, duke zbuluar çdo defekt që mund të ketë.
Po ashtu përmes kamerave realizohet matja e gjerësisë së rrugës dhe të trotuarit. Në këtë mënyrë zbulohet nëse është zbatuar gjerësia e parashikuar në projekt. Nëse konstatohen kursime, Dynatest zbulon dhe shkeljen për gjatë të gjithë gjatësisë dhe dëmin e shkaktuar nga kompania.
Në fakt çfarë është Dynatest?
Në pamje të parë duket si një kamion, si të gjithë mjetet gjysmë të rëndë. Por në rimorkio gjendet një teknologji e avancuar me sistem raptor që monitoron shtresat e rrugëve duke përpunuar të dhënat mbi asfaltin. Në praktik është një radiografi me rreze x të të gjithë rrugës si urbane dhe interurbane.
Teknologjia e sofistikuar është studiuar dhe zhvilluar prej kompanisë daneze Dynatest. Në bashkëpunim me universitetin e teknologjisë së Danimarkës dhe Universitetin e Pisas.
“Ky instrument vlerëson në mënyrë të vazhdueshme duke ecur me shpejtësinë e trafikut. Secili është statusi aktual i qëndrueshmërisë së dyshemesë, duke zbuluar cilat janë pikat që kanë anomali dhe defekte. Kështu zbulojmë se ku duhet të ndërhyjmë për të optimizuar resurset e mirëmbajtjes, madje duke parashikuar edhe fazat e aamortizimit të aksit.”
Ndryshe nga më parë që për të analizuar shtresat e rrugëve do të duhej shpimi në zona të caktuara, përmes Dynatest çdo gjë realizohet përmes rrezeve lazer. Skanimi, pa krijuar aspak trafik, zbulon të vërtetën e gjithë aksit duke ofruar panoramë të qartë në të gjithë rrugën.
Tashmë edhe në Shqipëri është realizuar monitorimi i parë në rrugën “Xhanfize Keko”, “Teodor Keko” dhe në Unazën e Madhe.
Kompania daneze prej vitesh ka dhënë rezultate në Evropë, si në Gjermani, Britani, Francë Zvicër, Austri, Itali, por edhe në Afrikë.
Klientët e Dynatest përfshijnë aeroportet, agjencitë rrugore, shitësit, koncensinarët, autoritetet e portit, firmat inxhinierike dhe projektuese dhe kompanitë e ndërtimit.