Deputetja e Lulzim Bashës, Grida Duma një personazh, e cila në CV-në e saj ka radhitur disa “bëma’”, në karrierën politike, është përfshirë në një skandal.
Pas ndërhyrjes së IKMT- së për pastrimin e plazhit në Golem, ku janë shembur blloqe betoni dhe pishina në “Prestige Resort”, ka reaguar Duma.
4 mijë metër katrorë rërë dhe det të zëna me ndërtime nga Hysenbellliu për Dumën janë normale.
Ashtu siç janë normale ngjarjet e bujshme që lidhen me të, si Artan Santo, ish-bankieri i ndjerë, i ekzekutuar në mes të Tiranës në vitin 2014.
Sipas Dumës po goditet biznesi dhe mediat e Hysenbelliut qëllimisht.
“Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”, shkruan Duma në rrjete sociale.
Mirë do të ishte që Duma të dilte të thoshte dhe dy fjalë për ish-bankierin e ndjerë për të cilin ka heshtur.
Dhe deklaratës së Dumës t’i bashkohej edhe Hysenbelliu, i cili edhe ky është pjesë e dosjes së Santos.
Deklarata e plotë:
Dyshja që hesht për Artan Santon/ Grida Duma, në krah të
Guximi e forca e shembullit e mediave “Balkan Ëeb”, “Panorama”, e “Neës 24”, sot po përballen me shembullin e forcës.
Kam ndjekur e respektuar më vlerësimin më të lartë, se si këto media profesionalisht prestigjioze, po goditen tek “Prestigji” jo vetëm me hakmarrje prej amatorësh por edhe me shkelje ligji prej autoritarizmi profanësh.
Ata që sot godasin Prestigjin, biznes me te cilin dikur krenoheshin për të lartësuar turizmin shqiptar, i kanë bërë në fakt llogaritë “pa hanxhinë” thotë populli.
Të godasesh hapur biznesin, sepse do të heshtësh mediat që të kanë zbuluar korrupsionin; sepse të kanë nxjerrë të palarat e drejtorave e ministrave që vjedhin e hakerrehen, nuk do të thotë aspak se e lan dot zhulin apo do lash duart kaq lollaj dhe me kaq.
Koha ka treguar se si, kur dikush qoftë kryeministër a kushdo, ka shkelur këdo e sido, pikërisht atëherë ka nisur shenja e rrëmimit të pushtetit e regjimit.
Regjimet duhen pasur frikë kur e njohin frikën nga reagimi popullor, jo kur tregojnë se si regjimi vetë nga frika e rënies hipën rruspave për të mbrojtur veten duke “shtirë frikë”.
Sot goditja pa asnjë prestigj tek Prestigji , është paralajmërimi që frika e pushtetit po skërmit dhëmbët e rënë.
Media është arma e parë që duhet të mbrojmë e farkëtojmë për t’i çuar “rruspat” regjimit të hajdutëve që i ka rrënuar korrupsioni i vet./CNA.al