Një rast vërtet i pazakontë është ajo që ndodh me AEK. Kjo skuadër ka bërë një nga shitjet më të shtrenjta në historinë e saj, bëhet fjalë për Mario Mitajn. Ky i fundit do të kalojë te Lokomotiva e Moskës në Rusi për shifrën e 3 milionë eurove, ndërsa njëkohësisht grekët do të mbajnë edhe një përqindje nga kartoni.
Por cila është e veçanta në këtë rast? Ajo që duhet theksuar është se 19 vjeçari shqiptar nuk ka qenë pjesë kryesore e ekipit të parë. Shpeshherë gjendej në stol dhe në ekipin e të rinjëve, por në fund do të rregjistrohet si një prej shitjeve më të shtrenjta në historinë e AEK.