Këshilli i Ministrave ka vendosur shpalljen Zi Kombëtare ditën e diel, në nderim të Fatos Nanos, ish-Kryeministërit dhe një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare.
Në respekt të kontributit të tij të çmuar në jetën publike dhe politike të vendit, në Pallatin e Kongreseve do të mbahen Homazhet Kombëtare duke nisur nga ora 8:30 deri në 11:00 për publikun e më pas nga ora 11:15 deri në 11:45 do të zhvillohen homazhet shtetërore si dhe nga personalitetet. Ndërkohë ceremonia e lamtumirës do të mbahet në orën 12:05.






