Një ngjarje e bukur dhe mjaftë interesante ka ndodhur në Amerikë ku një nënë ka lindur vajzën e saj në një datë me në përvjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara, në 11 shtator, në orën 9 e 11-të dhe peshonte 9 libra e 11 ounces, kjo njësi matëse për peshën që përdoret në SHBA. Nëna e vajzës së porsalindur, Christina Broën erdhi në jetë në spitalin Methodist LeBonheur në Tennessee.
Sipas së ëmës së vogëlushes kjo nuk është thjeshtë një rastësi, duke e vlerësuar këtë rast si një jetë e re në mes të shkatërrimit. Ishte një lindje me ndërhyrje cezariane, ku nga nëna deri tek i gjithë stafi i spitalit mbetën të habitur me orën në të cilën erdhi në jetë Christina.