Zjarret e rëna në Greqi, për me tepër në zona bregdetare, ku me qindra njerëz i janë drejtuar futjes në ujë për shpëtim, e ku disa dhe janë mbytur, është konsideruar një tragjedi e përmasave biblike. Numri i viktimave ka shkuar në 74 njerëz, ndërkohë që vijojnë të gjenden ende të shkrumbuar brenda shtëpive apo automjeteve, duke e rënduar nga ora në orë bilancin.
Kryeministri Tcipras sapo ka shpallur tre ditë zie kombëtare, duke e konsideruar atë që ka ndodhur si një “tragjedi të patreguar më parë”.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar ndjenjat e të gjithëve ne, në momente të tilla. Vendi jeton një tragjedi të patreguar më parë, pasi janë humbur dhjetëra jetë njerëzish dhe kjo është e padurueshme për të gjithë. Më shumë për familjet që humbën të dashurit e tyre, por edhe për ata prej nesh që janë në pozita përgjegjësie.
Për ata që kuptojnë se nuk ka asgjë më të çmuar sesa jeta e njeriut. Sot Greqia është duke mbajtur zi dhe në kujtesën e atyre që kanë humbur jetën, shpallim një zi kombëtare tre-ditore. Por ne nuk duhet të lejojmë që zia të na mposhtë, për shkak se këto kohë orë luftarake, uniteti, guximi dhe mbi të gjitha solidariteti”, u shpreh shefi i qeverisë së Athinës.
Simbol i tragjedisë është bërë Rafina, ku gjithçka është shkrumbuar, për më tepër duke patur dhe detin afër. /tesheshi.com/
Ndiqni disa prej pamjeve të transmetuara në disa prej kanaleve prestigjoze botërore…