Shtangisti Kreshnik Leka merr medalje ari në Kampionatin Europian Masters të Peshëngritjes, që po zhvillohet në Poloni. Leka, u shpall kampion në stilin e shkëputjes duke ngritur me sukses 115 kg. Ndërkohë, në dygarësh nuk u klasifikua dot.
Leka, i cili është shefi i Klubit Shumësportësh Teuta, garoi në kategorinë 96 kg, mosha 45 deri 49 vjeç. Leka i sjell një medalje ari Shqipërisë nga Europiani i shtangës zhvilluar në Raszyn të Polonisë.
Ndërkaq, peshëngritësi tjetër që përfaqësoi Shqipërine, Severin Lushi doli i 4-ti. Një performancë e mirë edhe nga Lushi, i cili me pak fat mund të ishte ngjitur në podium.