Ka nisur sot në TV Klan sezoni i 4 i “Lufta e nuseve”, ku 3 nuse konkurrojnë për dasmën më të bukur, tregojnë historitë e tyre të dashurisë, bëjnë komente, grinden, komentojnë dhe emocionohen në ditën e tyre më të bukur.
Një nga nuset në garë ishte një vajzë e re, e quajtur Olga e cila jeton në Kaliforni, por dasmën vendosi ta bënte në Shqipëri. Ajo dhe Andres janë njohur në gjimnaz dhe fillimisht kanë qenë shokë.
Andresi i tregonte Olgës për një vajzë tjetër ndërsa asaj i kishin lindur ndjenjat në vit të katërt të gjimnazit. Hapin e parë e kishte marrë Olga e cila u shpreh: “E kapa dhe e putha” dhe më pas tregoi se i kishte propozuar Andresit.
Shumë shpejt ata kishin kuptuar që nuk jetonin dot pa njëri-tjetrin dhe vendosën të bëjnë dasmën në Shqipëri./XING/