Juristi Romeo Kara ka reaguar pas fotos që publikoi dje ish-kryeministri Sali Berisha, ku shfaqej në malet e larta të Veriut.
Juristi paralajmëron se shumë shpejtë Sali Berisha do të ngjisë malin e Llogaridhënies.
“Asnje simbolike ngjitjeje, nuk ngjit më per Saliun, pasi ka ngjitur per me shume se 30 vjet malet e: korrupsionit, krimit, pabesise ndaj popullit dhe vendit te tij, percarjes dhe rrenimit ekonomiko-moral te shqiptareve.
Shume shpejt, ate dhe te tjere pas tij, koha do t’i ngjise ne Malin e Llogaridhenies.
E keqja gjithmone eshte tunduese, sidomos, kur behet fare lehte dhe e realizueshme, duke qene maje pushtetit, por, pagesen e ka gjithmone nje dite.”, shkruan Romeo Kara.