Zemërimi ndaj gruas e dy fëmijëve, të cilët u larguan nga shtëpia dy javë më parë, në kulmin e një krize bashkëshortore që vazhdonte prej kohësh, e shtyu një shtetas shqiptar t’i vinte zjarrin banesës, në shenjë proteste.
Tymi nga dritaret ka alarmuar fqinjët që menjëherë kanë lajmëruar zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë.
Ndërkaq shqiptari kishte qëndruar brenda shtëpisë dhe u gjet i intoksikuar nga thithja e tymit, ndërsa zjarri kishte djegur një pjesë të mirë të mobiljeve, por jo në strukturën e shtëpisë.
Gjatë transportimit në spital, muratori pranoi se i vuri zjarrin shtëpisë për shkak të krizës bashkëshortore.
Pavarësisht kryerjes së aktit në dëshpërim e sipër, shqiptari u arrestua nga karabinierët gjatë qëndrimit në urgjencë, për zjarrëvënie dhe rrezikim të banorëve të tjerë.