Kryeministri Rama ka replikuar me disa komentues diten e diele, ne profilin e tij ne FB, e disa prej tyre te bejne te mbash barkun me dore, nga ironia dhe thumbimet qe leshojne qytetaret ndaj tij e pastaj menyra se si e marrin pergjigjen nga shefi i Qeverise shqiptare. Sakaq vemendjen e ka marre edhe Rigerta Loku, mirditorja me nje fjalim rreqethes para Parlamentit shqiptar.
Lexoni disa prej ketyre replikave:
Gruaja mirditore, nga foltorja e Kuvendit ka mbajtur një fjalim emocionues që drithëroi të madh e të vogël, në sesionin përmbyllës të Parlamentit të Parë Rural Shqiptar.
Loku tregoi se pas mbarimit të studimeve në Itali, u kthye në vendlindje dhe hapi një fermë me 300 dhi, ideja ishte të merrej me kafshën politike, provinca e detyroi që të merrej me kafshën zoologjike, pasi ajo dhe bashkëshorti nuk janë penduar për asnjë minutë që janë fshatarë, blegtorë që kanë bërë një gjë të vogël.
“Jam shumë e emocionuar, ndjej që do iki prapë në provincën time dhe pesha dhe përgjegjësia do bjerë mbi këta deputetë. Këta deputetë që rrinë ulur këtu të na nderojnë ne dhe veten e tyre”, tha Loku ndërsa shpërtheu disa herë në lot dhe mori duartrokitjet e deputetëve të Kuvendit.
Sipas saj, ky vend ka nevojë për punëtorë që kanë nevojë për pak llafe e shumë punë.
Vajza nga Rubiku u kthye nga Italia gjashtë vjet më parë, pasi studioi shkenca politike në universitetin prestigjoz të “La Sapienza-s” në Romë dhe u specializua për marrëdhënie ndërkombëtare; dy diploma që i jepnin sigurinë se mund të ndërtonte një karrierë në qytetin e saj të lindjes në Veri të Shqipërisë.