Deklarata e deputetit të PD, Luan Baçi kur u pyet se kush mund të jetë kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës shkaktoi të qeshura në studion e Quo Vadis.
Të pranishmit nuk mundën të mbanin seriozitetin ndërkohë që Baçi theksonte se PD ka shumë emra për kadndidim, ndërsa nuk po jepte asnjë emër konkret.
Mirëpo tashmë është bërë e madhe radha për ktyetarë bashkie, ashtu sikurse tha Luani. Opozita ka kandidatë pa fund, anëtarë mga shoqëria civile për të krjuar shoqatën “Ne jemi estrada”.
Kjo po vërtetohet. Shumëllojshmëria e të ofruarve çdo ditë po na lë me gojë hapur.
Pas Hasimes, Çepanit, Qorrit, Balliut, Gjuzit, Kalas vijon rrjesht me ish punonjësit e trafikantit Beccetti, Lubonja dhe Sonila Meçe, lëre pastaj aktivisti i shoqatës ne jemi teatri aktori i humorit Florian Binaj e mbyll në menyrë më qeshrake për ditën e sotme shpurën e guximtarëve, që drejtimin e Bashkisë së Tiranës e shikojnë si lojë, ku protestohet për Teatrin e shëmbur me një shoqatë fantazëm në mbrojtje të diçkaje inekzistente.
Ndaj, të gjithë këta ëndrrimtarë guximtarë” që PD i paska pa fund janë të vlefshëm vetëm për të ndryshuar emrin e shoqatës së Adriana Kalas.. Ne jemi estrada, sepse rrjeshti i kandidatëve “të pavarur” ashti siç tha Sali Berisha që do t’i mbështesë PD-ja po shtohet në menyrë qesharake me figura groteske, që nga numri vetëm një OJQ mund të krijojnë.
Pas Florjan Binajt, që është atashuar në televizionin e familjes, një tjetër emër del pikërisht nga kuzhina mediatike Berisha.
Një nga përkrahësit dhe pjesëmarrësit në PD-në aktuale, Bislim Ahmetaj, ka propozuar që si kandidate për kryetare bashkie të jet Sonila Meço.
“Gazetarja Sonila Meço, do të ishte një kandidatur dinjitoze, për ta fituar Bashkinë e Kryeqytetit. E ditur. E pavarur. E angazhuar”. Sonila Meço, prej vitesh punon në televizionin e familjes dhe përpos lajmeve na duhet një spektakël humoristik.
Estrada i ka aktorët dhe kryeregjizorin e këtij spektakli, Sali Berishën, për të mbajtur gjallë humorin edhe pas humbjes dei kur të jet gjallë vetë fizikisht, ku debutuesit do të luajnë rolet e policitdhe prokurorito dhe çdo ditë do gjejnë hajdutin, grabitësin dhe vrasësin e demokracisë.
Madje Saliu e ka pregatitur terrenin: Ogerta Manastirliu pas “vjedhjes” së mandatit të kryebashkiakes do paditet për krime kundër njerzimit në Hagë, si ish ministre e shëdetësisë në kohën e pandemisë. Këtu mbaron spektakli, pasi Dumani do e arrestoi kryetaren e re Manastirliu për këtë akuzë të rëndë duke i bërë nderin e fundit baba Saliut para se t’i mbaroj mandati./ Ekskluzive.al