Departamenti i Shtetit Amerikan ka publikuar së fundmi të dhënat mbi Lotarinë Amerikane. Pothuajse 84 mijë aplikantë janë përzgjedhur rastësisht nga sistemi, mes rreth 15 milionë regjistrimeve për programin “DV 2020”. Në rajonin europian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikantëve të përzgjedhur, plot 5 118 persona.
E menjëherë pas saj vjen Shqipëria, e dyta me 3 603 aplikantë të përzgjedhur afërsish gati 7% e gjithë të përzgjedhurve një shifur shumë e lartë duke e krahasuar me miliona kërkesa nga e gjithë Bota.
Programi i Lotarisë Amerikane bën të mundur dhënien e vetëm 55 mijë vizave çdo vit, që u siguron këtyre shtetasve qëndrim të përhershëm në SHBA.