Rita Ora ka folur për herë të parë për lidhjen e saj me regjisorin Taika Waititi i cili festoi pak dite me pare ditelindjen e 46. E ftuar në “The Kyle and Jackie O Show”. Rita u shpreh shumë e lumtur që është me Taika dhe tha se ai është “djali më argëtues” që ka takuar deri tani.
Këngëtarja e përshkroi takimin e parë kështu: “Isha në një vend të mrekullueshëm, Australi, dielli po shkëlqente dhe ishte thjesht e natyrshme”.
Kur moderatori u përpoq të zbulonte më shumë detaje nga Rita, ajo nuk e lejoi duke e mbyllur bisedën për Taikan.