Ai kishte pak kohë që kishte nisur si shpërndarës me motor në një Fast-Food dhe teksa po çonte porosinë në destinacion u përplas për vdekje nga një autobus dhe më pas u shtyp nga një furgon, i cili e mori zvarrë trupin e të riut 2 km larg vendit të ngjarjes.
Ramazan Bata iu mor jeta tragjikisht mbrëmjen e kaluar në Shkozet. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e furgonit P. T., 49 vjeç, banues në Krujë dhe drejtuesin e autobuzit F. T., 54 vjeç, banues në Tiranë.
Familja e të riut ka hapur dyert e mortit teksa të afërm të tij kanë publikuar shkrime prekëse për humbjen e tyre.
Kushërira e të ndjerit ka prekur me fjalë zemre në një shkrim të shkurtër për 24-vjeçarin.
Ajo shkruan:
“O zot ca dhimbje na jep keshtu djali i shkon tokes??djali i xhaxhit eshte vella po c’bere keshtu mor zot qe kemi koh pa i par njerzit e duhet vec te qajme.qofsh i xhenetit kusho na vure te zezen ne zemer skam fjale kam ngrire.”