Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë punime lidhur me raportin e prokrurores së Përgjithshme, Arta Marku mbi gjendjen e kriminalitetit për vitin 2018.
Pas raportit të saj, gjatë seancës do të diskutohet lidhur me raportin e veprimtarisë vjetore të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave për vitin 2018.
Më pas do të votohet për disa projektligje që kanë lidhje me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.