Kryeministri Edi Rama, nuk pranoi të komentonte vendimin për dënimin e Saimir Tahirit, një ditë më parë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.
“Nuk komentoj vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë çfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi.
Sot jemi këtu për çështje krejt tjetër dhe vlerë shumë të madhe. Patjetër që për çështje të tjera, do të kemi plot kohë dhe mundësi të tjera të flasim”, tha Rama.
Deklarata e Ramës:
“Unë nuk komentoj vendimet e gjykatave. E kam ditur mirë cfarë kam bërë kur kam udhëhequr reformën në drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht, të njëjtën gjë do të bëja”, tha Rama.