Stilistja shqiptare Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.
Ajo domonoi mes 1,900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin njëvjeçar nga fondacioni i njohur.
Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj.
“W😍WW😍WW😍W
NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Çfarë talenti❤️Çfarë krenarie”, ka shkruar Rama krahas fotove.
Shqiptarja u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries ndërkombëtare të modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mccartney dhe Jonathan Anderson të Loewe.