• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

E rëndë: Dyshohet për vrasjen e foshnjës, arrestohet emigrantja 20-vjeçarja në Tiranë!

December 20, 2025
in Aktualitet, Kronike

Një shtetase e huaj, A. P., 20 vjeçe, është ndaluar nga policia, pas ekzekutimit të një urdhri ndalimi të lëshuar nga Gjykata.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndalimi është kryer në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa ndaj saj kanë nisur procedurat përkatëse ligjore.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë ndaluar një shtetase të huaj, A. P., 20 vjeçe, pasi Gjykata ka dërguar urdhrin e ndalimit ndaj saj. Sipas njoftimit zyrtar, e reja dyshohet për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Ndërhyrja e policisë u krye në zbatim të vendimit gjyqësor, ndërsa autoritetet kanë nisur procedurat përkatëse ligjore. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të çështjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera, duke theksuar se çështja është në fazë hetimore.

Detajet

Ayu Putri është shtetasja indoneziane 20-vjeçare e arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 në Tiranë, e akuzuar për veprën penale “Vrasja e foshnjës”.

Sipas të dhënave, e reja ka lindur fëmijën e saj rreth dy muaj më parë dhe më pas e ka braktisur, duke e lënë në ballkonin e banesës.

Ajo kishte ardhur në Shqipëri disa muaj më parë nga Indonezia, së bashku me shoqe të tjera, me të cilat jetonte në një ambient të marrë me qira. Vajzat punonin si pastruese në lokale të ndryshme në kryeqytet.

Në momentin e mbërritjes në Shqipëri, Ayu Putri ishte rreth pesë muajshe shtatzënë. Sipas hetimeve, gjatë muajit të tetë ajo ka shfaqur kriza të forta stresi dhe pas lindjes ka braktisur foshnjën në banesë. Shoqet e saj kanë njoftuar pronarin e shtëpisë, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Foshnja është transportuar menjëherë në spital, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë më pas. Fillimisht, për shkak të rrethanave dhe gjendjes shëndetësore të nënës, ndaj saj ishte nisur hetim në gjendje të lirë, ndërsa së fundmi Gjykata ka lëshuar urdhër ndalimi dhe ajo është arrestuar.

Next Post

Armando Broja e bën "sefte", shënon golin e parë dhe shpëton Brunley-n nga humbja

8451 ankesa për drejtësinë: Qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e ILD ose të shkrihet si strukturë inaktive, të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët

Krijohet “superinspektoriati”/ Shkrihen kompetencat e IKMT. Pasuritë e konfiskuara nën drejtimin e AAPSK

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved