Gjatë një vizitë të ditës së sotme në Ukrainë Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i është që rrezikiuar jeta ditën e sotme. Zyrtari i lartë i BE është dashur të strehohet gjatë një vizite në Odesa për shkak të një sulmi raketor.
Gjatë një takimi me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal, “pjesëmarrësit duhej të ndërprisnin takimin për t’u strehuar pasi raketat goditën përsëri rajonin”, ka thënë një zyrtar i BE.
Michel po vizitonte qytetin në jug-perëndim për të dëshmuar ndikimin e luftës së Rusisë në zinxhirët e furnizimit global. Ai u informua nga kreu i marinës së Ukrainës në veçanti për dëmet e shkaktuara nga raketat ruse të lëshuara nga deti.
Diskutimet me kryeministrin, të cilave iu bashkua presidenti Volodymyr Zelensky përmes video-konferencës nga Kievi, u fokusuan në mënyrën më të mirë që BE-ja mund të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përmbushjen e sfidave humanitare, ekonomike dhe ushtarake.