Nje trupi i dekompozuar ka rënë në rrjetën e peshkatarëve rreth 6 milje nga Bishti i Pallës Durres.
Peshkarexha ka nxjerrë trupin në breg, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkakun e vdekjes dhe të japë më shumë detaje për të lehtësuar identifikimin.
Durrës/ Informacion Paraprak.
Më datë 09.11.2019, rreth orës 06:30, në lagjen nr.15 Durrës, në vendin e quajtur Bishtpallë, në det rreth 8.5 milje larg bregut, nga një peshkarexhë , është gjetur një trup njeriu i dekompozuar.
Nuk mund të saktësohet, seksi dhe mosha, mbasi është i përzier me mbeturina bimore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.