Pesë persona janë plagosur pas një shpërthimi të fuqishëm në qendër të Beogradit. Siç bëjnë të ditur mediat serbe, një bombol gazi ka shpërthyer brenda një restoranti në kryeqytet, e si pasojë kanë mbetur të plagosur punonjësit.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, janë shënuar dëme të konsiderueshme materiale.
Në vendin e ngjarjes ndodhen dy kamionë zjarrfikës, një numër i madh i oficerëve të policisë dhe një ambulance.