Pandemia e koronavirusit ka pushtuar gjithë botën dhe jo pak shtete janë gjendur në vështirësi dhe kolaps shëndetësor.
Punonjësve të ambulance në Los Angeles iu është thënë të mos transportojnë pacientë në spital që kanë shanse jashtëzakonisht të ulëta për të mbijetuar.
Direktiva vjen ndërsa zyrtarët thonë se rajoni së shpejti mund të arrijë mbi 1 mijë vdekje nga COVID në ditë, ndërsa spitalet janë mbingarkuar me pacientë.
Po ashtu atyre i është thënë të racionojnë oksigjenin, për të cilin ka mungesa të mëdha për shkak të pandemisë.
Shtretërit boshë po ezaurohen, ndërsa autoritetet i tremben një kolapsi mes frikës për shtimin e rasteve me COVID pas festave
Edhe qyteti i Nju Jorkut lëshoi një urdhër të ngjashëm për punonjësit e ambulancave, duke i udhëzuar të mos sjellin në spital pacientë që nuk kishin gjasa të mbijetonin.