E turpshme ishte ajo që ndodhi në “Marcantonio Bentegodi“ në ndeshjen e sotme mes Veronës dhe Juventusit. Bardhezinjtë kanë fituar minimalisht 0-1, por një dorë e mirë i ka ardhur nga arbitrat. Në minutën e 75 topi ndalet nga dora e Danilos dhe lojtarët e Veronës me të drejtë kërkojnë 11 metërsh.
Arbitri ka vendosur të konsultohet me VAR-in dhe çuditërisht asnjë prej gjyqtarëve, si në fushë, ashtu edhe në dhomën e VAR-it, nuk e panë prekjen me dorë nga mbrojtësi brazilian. Marco Di Bello ka vazhduar më pas lojën normalisht, duke i hequr mundësinë Veronës për të barazuar.
https://twitter.com/FandePobega/status/1590790219510517770?