Një 54-vjeçar humbi aksidentalisht jetën këtë të enjte në Lushnje, teksa po përpiqej të rregullonte autobusin e tij. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël.
Lulzim Xhumari, sipas policisë, ndodhej poshtë autobusit, kur krikoja doli nga vendi dhe mjeti e zuri poshtë duke i marrë jetën.
“Sot rreth orës 16:10, në fshatin Karbunarë e Vogël, Lushnjë, shtetasi L. Xh., 54 vjeç, duke rregulluar autobusin e tij të cilin e kishte ngritur në kriko, aksidentalisht ka dalë krikua nga vendi dhe si pasojë shtetasi L. Xh ka mbetur pa jetë poshtë autobusit”, tha policia në një njoftim për media.