Pak ditë më parë lajmi se Kujtim Gjuzi kishte bërë nën/presidente të partisë së tij Konservatore ish-miss Shqipërinë Silvana Bushati, pasi e gjujati live në emision për “ballkonet”, pushtoi të gjitha mediat.
Mirëpo, mesa duket lajmet dhe buja që ato bënë ka distancuar paksa Kujtim Gjuzin nga ish-missi Bushati. Të ftuar në emisionin “360Gradë” Gjuzi e Bushati shkëmbyen disa replika me njëri-tjetrin, ndërsa nën/presidentja e Konservatorëve i tha kreut të partisë së saj se të shohësh ballkonet e saj duhet shumë punë dhe duhet të jesh shumë lartë.
Sipas Silvana Bushatit, me deputetë si Kujtim Gjuzi në Parlament, Shqipëria nuk shkon kurrë në Europë.
“Me deputetë si Gjuzi dhe shokët e tij që janë në Parlament ne nuk do të shkojmë kurrë në Europë. Në Parlament duhet të shkojmë ne brezi i ri.
Gjuzi është pak nga fshati, kurse ne të Tropojës jemi shumë lart. Që të shikosh ballkonin tim duhet shumë punë, dhe duhet të jesh shumë lart. Nuk e di për çfarë ballkoni e ka fjalën Gjuzi.