Zbardhen prapaskenat e maskaradës që ndodhi dje në Kuvend. Matrapazi Eduard Shalsi tentoi të intimidonte kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, duke i kërkuar llogari se përse kishte kërkuar shkarkimin nga detyra të Drejtoreshës së Buxhetit në Ministrinë e Financave, Mimoza Dhëmbi.
Madje Shalsi e thirri në komision këtë të fundit për ballafaqim, duke shkelur ligjin me të dyja këmbët dhe madje duke shpërdoruar detyrën. Sigurisht kreu i KLSH u tregua mjaft serioz dhe u tregoi të dyve vendin. Ne sot po tregojmë se përse Shalsit i “dogji miza nën kësulë”.
KLSH në tetor të vitit 2023 ka mbyllur një auditim në Ministrinë e Financave, ku ka kontrolluar se si është zbatuar buxheti i vitit 2022. Nga auditimi është zbuluar një mori e madhe shkeljesh.
Ajo që bie në sy, është se Shoqja Moza, pra Mimoza Dhëmbi nuk ka zbatuar shumicën e rekomandimeve të KLSH, duke arritur deri aty sa disa dhe nuk i ka pranuar fare.
Përveç kësaj, KLSH ka zbuluar se zonja në fjalë nuk ka respektuar disiplinën fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mosekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ, etj.
Pra, Shoqja Moza është e zhytur deri në fyt, pse e mbron Shalsi?
Si ka mundësi që mazhoranca në vend që t’i kërkojë asaj llogari për shkeljet dhe ta pyesë se përse nuk zbaton rekomandimet e KLSH, i kërkon kësaj të fundit llogari se përse ke gjetur shkelje ti?
E gjitha është e qartë, zonja nuk i ka bërë vetë shkeljet. Buxheti përfshin gjithë qeverinë dhe aty ndodh vjedhja më e madhe. Me pak fjalë, PS duke sulmuar KLSH tenton të na hedhë hi syve se nuk vjedh nga taksat tona.
Pjesë nga raporti i KLSH
Rekomandimi: Strukturat drejtuese të Ministrisë së Financave/Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit, të krijojë për çdo VKM të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, dosjen e plotë të dokumentacionit të domosdoshëm për të vlerësuar kriteret e përdorimit të Fondit Rezervë, i cili edhe gjatë vitit 2021 është përdorur për shpenzime të cilat duhej të ishin planifikuar në ligjin e buxhetit dhe nuk e plotësojnë në vlerë dhe koherencë pagese kriterin e pa parashikueshmërisë dhe emergjencës.
Gjithashtu për të gjitha kërkesat për përdorimin e fondit rezervë sipas procedurës, të shmanget praktika e mos marrjes së mendimit jo vetëm të Ministrisë së Drejtësisë, por dhe të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Ky rekomandim rezulton i papranuar.
Rekomandimi: Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të hartojë dhe propozojë për miratim një udhëzim të veçantë mbi procedurën e kërkesës dhe miratimit të fondeve buxhetore shtesë, formatet e dokumentacionit që duhen plotësuar në argumentimin e kërkesës dhe lidhjen e objektivave me produktet, dokumentimin e kësaj procedure nga aplikimi në miratim, analizën e prioritarizimit etj.Ky rekomandim rezulton i papranuar.
Rekomandimi: Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të evidentojë mos rakordimet e planit buxhetor në SIFQ sipas treguesve fiskal të konsoliduar, në rakordimet ditore që realizon me Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, me qëllim eliminimin e diferencave sipas zërave ligjsistem.Ky rekomandim rezulton i pazbatuar.
Rekomandimi: Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të bëjë një analizë të thelluar për institucionet e evidentuara me numrin më të lartë të rishpërndarjeve buxhetore, të evidentojë arsyet, përgjegjësit dhe të japë rekomandimet e domosdoshme në parandalimin e keq planifikimit të fondeve nga këto institucione dhe për buxhetin në tërësi. Nga auditimi rezulton e njëjta problematikë.Ky rekomandim rezulton i pazbatuar.
Rekomandimi: Ministria e Financave dhe Ekonomisë/ Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit të marrë masa për fuqizimin e rolit të Drejtorisë së Menaxhimit të Investimeve Publike në MFE, në drejtim të monitorimit të procesit të investimeve publike me financim të huaj me qëllim rritjen e cilësisë së menaxhimit të fondeve publike dhe llogaridhënies së strukturave që kryejnë shpenzime buxhetore. Nga auditimi konstatohet se rezulton e njëjta problematikë.Ky rekomandim rezulton i pazbatuar.
Rekomandimi: Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit, të marrin masat për implementimin e kontrolleve të stokut të detyrimeve të prapambetura, duke mundësuar verifikimin e detyrimeve të prapambetura sipas kohës së krijimit të tyre apo shtesave përgjatë vitit, me qëllim kryerjen e një raportimi sa më të saktë dhe të plotë të tyre në materialin përfundimtar të përgatitur dhe publikuar nga njësia përgjegjëse për monitorimin e risqeve të përgjithshme në MFE.
Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar Publik, të marrin masa për harmonizimin e kërkesave të kuadrit nënligjor në fuqi mbi detyrimet e prapambetura, me qëllim parashikimin e procedurave shtesë kontrolli për monitorimin e raportimit aktual të tyre.
Nga auditimi rezulton e njëjta problematikë.Ky rekomandim rezulton i pazbatuar.
7.1.Rekomandimi: Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit pranë MFE, të trajtojë problematikën lidhur me detajimin në kode produkti/projekti për shpenzimet operative të aparatit të MFE apo edhe institucioneve të tjera, në mënyrë që të mundësohet një ndarje në projekte buxhetore të cilat përfaqësojnë aktivitetin e institucionit dhe që të jetë lehtësisht e zbatueshme nga ana e njësive shpenzuese.
Veçanërisht për aparatin e MFE të shqyrtohet detajimi i fondeve vetëm në programe që lidhen me shpenzimet bazuar në aktivitetin e institucionit. Nga auditimi konstatohet se paraqitet e njëjta problematikë.Ky rekomandim rezulton i pazbatuar
Auditimet
Qëndrimi i Grupit të Auditimit: Në përgjigje të observacioneve të mësipërme sqarojmë:
– miratimi i ndryshimeve të buxhetit pas datës 15 nëntor, qoftë nëpërmjet VKM-ve (për të cilat MFE nëpërmjet Drejtorisë së Buxhetit jep miratimin), qoftë nëpërmjet akteve normative (për të cilat Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit është në rolin e propozuesit të ndryshimeve të projekt aktit për MFE), është në kundërshtim me ligjin organik të buxhetit, nr.9936 datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, në të cilin është kategorikisht e ndaluar kryerja e rishikimeve sipas përkufizimit të rishikimit buxhetor pas datës 15 Nëntor.
Kjo pasi deri në 20 Tetor të çdo viti hartohet projekt buxheti i vitit të ardhshëm dhe në këto kushte, nuk mund të ndryshohen shumat e pasqyruara mbi fondet e miratuara pas depozitimit të akteve për marrjen e miratimit të buxhetit për vitin e ardhshëm.
Për pjesën e detajimit për shpenzimet operative dhe konstatimit me efekte retrospektive, sqarojmë se rishikimet e listuara sipas aneksit (ku mund të aksesohen rishikimet sipas drejtorive përkatëse të DPB) me numër identifikimi për rishikimet buxhetore në sistemin informatik financiar të qeverisë përfshijnë edhe rishikime të kryera nga Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit (600-606). Për këto arsye observacioni nuk merret në konsideratë.
– për pretendimin nga ana e Drejtorisë së Financave Vendore për çështje për të cilat lidhen me pagesa pjesore, jashtë afateve, në të njëjtën ditë me kontratës se janë jashtë kompetencave të kësaj drejtorie, sqarojmë se janë pikërisht shpërndarjet e planit dhe rishpërndarjet gjatë vitit, objekt kompetence të Drejtorisë së Financave Vendore për fondet e njësive të vetëqeverisjes vendore (sikurse janë cituar në akt), të cilat shkaktojnë këto efekte në ciklin e menaxhimit të shpenzimeve publike, vetëm për konstatimet në rastet e njësive të vetëqeverisjes vendore, referuar përcaktimeve të bëra në udhëzimin standard të zbatimit të buxhetit dhe ligjit organik të buxhetit.
Sipas gjurmëve të auditimit dhe përcaktimeve në kuadrin rregullator përkatës, çdo detajim dhe rishikim i planit të shpenzimeve pas propozimit nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, ai bëhet i vlefshëm dhe efektiv në sistemin informatik financiar të qeverisë vetëm pas miratimit nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit nëpërmjet Drejtorisë së Financave Vendore.
I njëjti arsyetim vlen edhe për miratimin e dhënë nivelin e fondeve për shpenzimet operative nga Drejtoria e Menaxhimit të Buxhetit dhe për fondet e nvestimeve nga ana e Drejtorisë së Investimeve Publike. Për këto arsye observacioni nuk merret në konsideratë.
Gjetjet1. Gjetje nga auditimi:
a. Nga auditimi i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Buxhetit, Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Borxhit Publik dhe Bashkërendimit të Ndihmës së Huaj për zbatimin e rekomandimeve të KLSH, rezulton se Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) me shkresën nr. 6262/55, datë 25.04.2023, ka paraqitur planin e masave, jashtë afatit 20 ditë, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në nenin 15 shkronja (j) të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.
Ndërsa me shkresën nr. 6262/56, datë 09.05.2023, ka dërguar informacion mbi zbatimin e rekomandimeve, jashtë afatit 6 mujor, në kundërshtim me kërkesat e përcaktuara në nenin 30 pika 2 të ligjit nr. 154/2014, datë 27.11.2014.Rezulton se KLSH me shkresën nr. 364/18, datë 30.09.2022 ka lënë gjithsej 45 rekomandime:
38 masa organizative, nga të cilat janë pranuar 36 masa organizative, nga të cilat 2 masa rezultojnë të zbatuara plotësisht,
5 masa organizative rezultojnë në proces zbatimi dhe 29 masa organizative rezultojnë të pazbatuara;
5 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të fondeve publike, të cilat janë pranuar,
2 masa janë në proces zbatimi dhe 3 masa nuk janë zbatuar;
1 masë administrative e cila është pranuar, por rezulton e pazbatuar;
1 masë disiplinore lënë në kompetencë të titullarit, e cila është pranuar, por rezulton e pazbatuar.
b. Nga auditimi i ushtruar në Aparatin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e rekomandimeve, konstatohet se MFE nuk ka dërguar planin e masave për zbatimin e rekomandimeve si dhe informacionin mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve.
Rezulton se nga KLSH me shkresën nr. 363/11, datë 30.09.2022 janë lënë gjithsej 32 rekomandime:
30 masa organizative, nga të cilat janë pranuar 30 masa organizative, 4 masa rezultojnë të zbatuara plotësisht, 1 masë organizative rezulton e zbatuar pjesërisht dhe 25 masa organizative rezultojnë të pazbatuara;
2 masa për eliminimin e efekteve negative në administrimin e fondeve publike dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet të fondeve publike, të cilat nuk janë zbatuar.
c. Nga auditimi i ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar dhe Publik për zbatimin e rekomandimeve, konstatohet se MFE me shkresën nr. 169/13, datë 29.09.2022 ka hartuar planin e masave, brenda afatit kohor.
Ndërsa me shkresën nr. 169/14, datë 06.03.2023, ka dërguar raportimin në lidhje ecurinë e rekomandimeve, brenda afatit 6 mujor. Rezulton se nga KLSH me shkresën nr. 19/9, datë 09.09.2022, janë lënë 20 rekomandime të llojit masa organizative, nga të cilat janë pranuar 19 masa organizative, nga të cilat 13 masa rezultojnë të zbatuara plotësisht, 2 masa rezulton në proces zbatimi dhe 5 masa rezultojnë të pazbatuara.
2. Gjetje nga auditimi: Janë konstatuar vonesa në hartimin e dokumenteve të Programit Buxhetor nga institucionet buxhetore.
Konkretisht, kalendari i menaxhimit të shpenzimeve publike është miratuar me VKM nr. 15, datë 20.01.2021, në tejkalim të afatit të përcaktuar në nenin 22 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.
Po kështu, udhëzimi për përgatitjen e PBA është miratuar në tejkalim të afatit të përcaktuar në nenin 24 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe në tejkalim të afatit të përcaktuar në pikën 3.1.8 të Udhëzimit nr. 7 datë 28.02.2018 “Për procedurat standarde të përgatitjes së Programit Buxhetor Afatmesëm”.
-Hartimi i politikave fiskale të vitit 2022 dhe miratimi i tyre është bërë në datën 25 nëntor 2021 së bashku me projektbuxhetin e vitit 2022, në kundërshtim me pikën 3, neni 4/1 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008, i ndryshuar.
– Për planifikimin e të ardhurave dhe ndryshimet gjatë vitit, mungon evidenca mbi analizat e plota të realizuara nga MFE, megjithëse nga MFE pretendohet se programimi i të ardhurave për vitin pasardhës bëhet bazuar në metodologjitë standarde bashkëkohore që bazohet në treguesit kryesorë makroekonomikë që projekton Departamenti i Makroekonomisë dhe Banka e Shqipërisë, etj.
Gjetje nga auditimi: Nga auditimi konstatohet se, MFE me shkresën nr. 15943, datë 21.09.2021 “Mbi rishikimin e prioriteteve buxhetore për periudhën 2022-2024 përputhje me Programin e Qeverisë 2021-2025”, ka njoftuar institucionet për rishikimin e prioriteteve buxhetore.
Në kuadër të kësaj shkrese kanë dërguar kërkesa të rishikuara Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, institucione të varësisë së MFE, si AIDA, DPPPP dhe DPD.
Ndryshimi i prioriteteve buxhetore pas përfundimit të fazës së dytë të PBA-së nuk gjen mbështetje ligjore dhe është në kundërshtim me kërkesat e VKM nr. 7, datë 13.01.2021 “Për miratimin e Kuadrit Makroekonomik e Fiskal”, i cili nuk ka rishikim të mëvonshëm.
Nga auditimi mbi kryerjen e analizave të PBA 2022-2024 dhe dhënien e rekomandimeve, për njësitë e qeverisjes së përgjithshme u konstatua se referuar analizës dhe komenteve të bëra nga MFE për fazën e parë dhe të dytë të PBA 2022-2024 kanë rezultuar mangësi që përfshijnë:
a) Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) ka paraqitur kërkesa buxhetore shtesë në tejkalim edhe të vetë planifikimit të fazës së parë. Gjithashtu kërkesat buxhetore të fazës së dytë rezultojnë në tejkalim të tavanit të miratuar me VKM nr. 440, datë 22.07.2021, si dhe nuk ka prioritarizuar këto kërkesa nga ajo më e domosdoshme dhe më emergjente.
Për programet “Mbështetje për Energjinë” dhe “Menaxhimi i mbetjeve urbane” kërkesat buxhetore në fazën strategjike janë dorëzuar në tejkalim të afatit të përcaktuar në Udhëzimin nr. 8, datë 26.02.2021 “Për përgatitjen e Programit Buxhetor Afatmesëm 2022-2024”, si dhe afatit të vendosur në kalendarin e menaxhimit të shpenzimeve publike.
Me shkresën nr. 6894/1 prot., datë 01.10.2021, MIE ka dërguar në MFE jashtë afatit kërkesat buxhetore për fazën teknike, pas rishikimit të prioriteteve buxhetore për programin Buxhetor Afatmesëm 2022-2024, referuar dhe shkresës së rishikimit të prioriteteve.
b) Për fazën e parë të PBA-së 2022-2024 MFE ka paraqitur kërkesa buxhetore në tejkalim të tavanit të miratuar me VKM nr. 119, datë 03.03.2021, problematikë e cila nuk është reflektuar në analizën e kryer nga Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit.
Gjithashtu, evidentohen programe për të cilat kërkesat buxhetore janë dërguar jashtë afatit të përcaktuar në udhëzimin nr. 8, datë 26.02.2021.
Për fazën e parë të PBA, MFE ka paraqitur kërkesa buxhetore në tejkalim të tavanit të miratuar me VKM nr. 119, datë 03.03.2021, ndërsa për programet 01120, 01130, 04130 nuk është dorëzuar dokumentacion shoqërues që përfshin formatin nr.3 për politikat e reja, pasqyrat shtesë si dhe relacionin shpjegues sipas rastit, sipas udhëzimit plotësues nr. 19, datë 09.07.2021.
c) Nga auditimi konstatohet se në kërkesat buxhetore të paraqitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) në fazën e parë evidentohet se për disa programe, projektet e planifikuara nuk janë të lidhura me qëllimin e politikës.
Nga auditimi evidentohen mospërputhje ndërmjet kërkesave shtesë të disa programeve të MFE dhe MIE, sipas relacioneve të dokumentuara dhe të vëna në dispozicion në format fizik, me të dhënat sipas Aneksit 4 “Kërkesat shtesë 2022-2024”, i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të MFE.
Mungon një evidencë e dokumentuar mbi analizën e kërkesave buxhetore shtesë bërë nga strukturat përkatëse të MFE dhe listimin e tyre sipas prioriteteve më emergjente dhe rekomandimet e përcjella prej tyre në strukturën përkatëse në Kryeministri për koordinimin e strategjive, si dhe korrespondenca me këtë strukturë.
Nga analizat e MFE rezulton se për disa programe ka ndryshim të theksuar të kostos për njësi gjatë viteve, mungon sasia e produktit; fragmentim të theksuar të produkteve të investimeve, si dhe nuk janë plotësuar vlerat e kostos së plotë të projektit.
Kërkesat nga institucionet nuk janë të mirë argumentuara, mungon lidhja e objektivave dhe qëllimit të tyre me produktet konkrete të projekteve dhe programeve, mungon një analizë e detajuar prioritarizimi, duke qenë se mundësitë buxhetore janë të kufizuara.
Konstatohet se, për 29 projekte ka diferenca të fondeve të parashikuara nga PBA 2021-2023 në PBA 2022-2024,që tregon për një parashikim të dobët, duke zbehur vlerën e parashikimeve afatmesme për shpenzimet e buxhetit të shtetit, me qëllim ruajtjen e tavaneve të miratuara dhe alokimin e fondeve për projekte të reja, ndërsa për 16 raste, projektet e investimit miratohen fillimisht në PBA 2021-2023 si projekte të reja me vlerë të ulët, duke ruajtur tavanet e miratuara dhe më pas rriten në PBA 2022-2024 me vlera të konsiderueshme. (Më hollësisht trajtuar në pikën B.1, faqe 33-49 të Raportit Përfundimtar të Auditimit).
Gjetje nga auditimi: Për vitin 2022, 8 nga 11 ministri, rezultojnë me diferenca midis të dhënave të gjeneruara nga Sistemi Informatik Financiar i Qeverisjes (SIFQ) dhe të dhënave të paraqitura në raportet e monitorimit.
Konstatohet se 4 ministri kanë dërguar raportin e monitorimit në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë jashtë afatit kohor, ndërsa 3 ministri nuk kanë publikuar raportin e monitorimit në faqet zyrtare të internetit.
Nga auditimi konstatohet se, në raportet e monitorimit mungon analiza dhe vlerësimi i performancës për zbatimin e buxhetit bazuar në rishpërndarjet e tij, me qëllim evidentimin e impaktit të mundshëm në performancën e objektivave lidhur me to, në kundërshtim me pikën 4.2 të
Udhëzimit nr. 22, datë 17.11.2016 “Për procedurat standarde të monitorimit të buxhetit për njësitë e qeverisjes qendrore” dhe pikën 75 të udhëzimit nr. 9, datë 20.03.2018 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”.
Nga auditimi është konstatuar mungesë monitorimi të zbatimit të buxhetit nga MFE për ministritë e linjës, pasi nuk evidentohet dhe merren masa për përdorimin e shpenzimeve në përputhje me qëllimin e programeve buxhetore për të cilën janë miratuar, konkretisht:
– Programi 04220 “Siguria Ushqimore dhe Mbrojtja e Konsumatorit”, programi 04250 “Zhvillimi Rural” në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, programi 04520“Transporti Rrugor” në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, programi 04760 “Zhvillimi i Turizmit” në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, etj, ku janë përdorur fondet për pagesën e shpenzimeve të kryera për karburant, vaj, pjesë këmbimi, goma, bateri, siguracionautomjeti, elektricitet, materiale pastrimi, kancelari, shpenzime gjyqësore, shërbim korrier, shpenzime për aktivitete sociale të personelit, shpenzime të kryera për detyrime të prapambetura për ekspert të kontraktuar në çështje gjyqësore jashtë vendit; shpenzime për transportin e mjeteve të rënda dhe pompave, pagesa për ekzekutime të vendimeve gjyqësore për largimet nga puna, etj.
E. MASA DISIPLINOREE.1 PËR PUNONJËSIT NË MARRËDHËNIE PUNEMbështetur në nenin 15, të ligjit nr. 154/2014, datë 24.11.2014 “Për organizmin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, germat “b”, “c” dhe “ç” nenit 58 “Llojet e masave disiplinore” të ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar, në VKM nr. 115, datë 05.03.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në komisionin disiplinor në shërbimin civil” i rekomandohet Titullarit të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, nisja e procedurave për dhënien e masave disiplinore, si më poshtë:
a) “Largim nga shërbimi civil” neni 57, pika 2 dhe neni 58 germa (ç) e ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar:
a) “Largim nga shërbimi civil” neni 57, pika 2 dhe neni 58 germa (ç) e ligjit nr. 153/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar:1. Për znj. M. DH., me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit:
– Për problematikat në drejtim të mos respektimit të disiplinës fiskale, konstatuar kjo në të gjitha fazat e planifikimit, ekzekutimit dhe raportimit të buxhetit, në kundërshtim me kërkesat e LOB-it, që konsistojnë në: rialokime për projektet e investimeve me financim të brendshëm pa respektuar radhën prioritare në buxhetim, keqklasifikimin e investimeve, krijimin e kushteve për marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore, problematika në lidhje me procesin e detajimit të fondeve për rindërtimin, detajimin e projekteve të investimeve publike me akt normativ pa kaluar në PBA, shkurtimin e fondeve të investimit në momentin e lidhjes së kontratës dhe rialokimin e këtyre fondeve drejt projekteve me detyrime të prapambetura, mungesën e monitorimit të stokut të detyrimeve të prapambetura, pasi nuk raportohet në vlerën e saktë dhe mbetet jashtë treguesve të konsoliduar fiskalë, gjenerimi i penaliteteve nga mos ekzekutimi në kohë i vendimeve të GJEDNJ;
për përdorimin e fondit rezervë për rastet që duhet të përfshihen në ciklin normal të shpenzimeve referuar kriterit të parashikueshmërisë dhe dhënien e mendimit të MFE në kushtet e mungesës së dokumentacionit shoqërues të projekt akteve, duke ekspozuar cënueshmërinë e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave; rishikimeve buxhetore përtej afateve të përcaktuara në kuadrin rregullator në fuqi dhe pas periudhave kur është mbyllur raportimi i treguesve fiskalë faktikë. /Pamfleti