Rritja e çmimit të karburanti është shndërruar në kryefjalën e të gjithë shqiptarëve. Ka qenë kjo edhe arsyeja pse ditën e djeshme u mbajt edhe protesta e parë përpara Kryeministrisë.
Nuk munguan në këtë protestë as pankartat ironike në lidhje me rritjen e çmimeve. “Erdha nga Laçi pa X5”, “Erdha nga Korça me biçikletë”, ishin vetëm disa nga batutat e djeshme.
Protestuesit ndër të tjera kërkuan nga qeveria uljen e çmimeve, por kishte nga ata që kërkuan edhe largimin e Ramës.
Por një ‘protestë’ në mënyrën e tij e ka patur edhe djali i kryeministrit. Greg Rama në rrjetet sociale ka publikuar një foto të para 9 viteve, por që duket se shkon më së miri sot me aktualitetin.
Në Instagram, ai ka publikuar foton ku shfaqet një person teksa ecën mbi kalë në mes të Tiranës, mes disa makinave të parkuar.