• KONTAKT
  • NËSE KENI PËR TË DENONCUAR NJË RAST ABUZIV APO KORRUPSIONI KONTAKTONI ME SMS REDAKSINË NË NUMRIN: (+355) 0682101111
Thursday, October 9, 2025
  • Login
Ekskluzive
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Telefoni Prishur
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor
No Result
View All Result
Ekskluzive
No Result
View All Result

Edhe një herë për kal-vrasësin Selfo, indinjimet nga Dukati dhe pse media duhet të jetë zëri i kuajve të lirë

August 13, 2025
in Blog

Nga Adriatik Doçi

Shumë reagime kam pasur në rrjet për vrasjen e kuajve në Llogara. Me mijëra janë prekur për kafshët e pafajshme. Disa janë prekur pse mbiemri i Selfos identifikohet si fis, apo pse fshati Dukat barazohet me Selfon. Një syresh apo sylesh që mban mbiemrin e Selfos, më tund online pasaportën greke, e më kërcënon se do më gremisë në gjyq. Disa të tjerë thonë se janë nisur me sopata për në Tiranë për të hequr njollën nga mbiemri.

Për dashamirësit e kuajve dhe dashamirët e Selfos kam pak shpjegim.

Inspektori i rrugores, 26-vjeçari Klajdi Mustaj, polic shembullor, sot u dekorua. Ai u lartësua nga rrjeti sepse me heroizëm të pashoq nxori nga flakët e një aksidenti automobilistik në “Qafën e Koshovicës” tre njerëz të aksidentuar.

Në Vlorë, pak ditë më parë, goditja e kamarierit 18-vjeçar, kryqëzoi me emër e mbiemër oficerin e karrierës Ardian Isufi, i cili u “rrah” rëndë nga 9 vetë ditën e ngjarjes dhe më shumë u rrah më pas, nga rrjeti me 10 milionë shqiptarë.

E njëjta ndodhi edhe me kal-vrasësin Selfo Merkohitoj. Doli lajmi, më pas autori me fytyrë, emër dhe mbiemër, pasi policia e identifikoi si të dyshuar për zhdukjen e 4 kuajve dhe plagosjen e disa të tjerëve në “Qafën e Llogarasë”. Rrjeti e kryqëzoi Selfon, sidomos kur i pa edhe surratin, sepse vrau kafshën më të pafajshme në botë, kalin.

A është e drejtë të kryqëzohet në rrjet Selfo Merkohitoj?

Nëse Selfo vërtetohet me prova fajtor, dënohet me gjobë, ose burgim 3 deri 6 muaj. Këtë thotë Kodi Penal në nenin 207/c për vrasjen e kafshës, nen i ri i bërë nga baballarët e reformës në drejtësi në vitin 2019. Thuhet se njërit prej tyre i vranë qenin dhe nga hidhërimi “sulmoi” komshiun me nen të ri në Kodin Penal.

Drejtësia jonë nuk po dënon krimet e bëra nga njerëz me viktima njerëz e jo më kafshë, aq më pak kuaj. Selfo ka vrarë 4 kuaj, plagosur 3, me çetën e tij nëpër male, ka asgjësuar me dhjetëra kafshë të tjera. Është bërë tmerri i gjedhëve, bletëve e kuajve. Edhe çakejtë e maleve e kanë frikë Selfon. Një diktator në mbretërinë e Llogarasë.

Ç’duhet bërë me “Sejfot” atëherë? Duhen pritur hetimet, drejtësia?!

Një kushëri me të njëjtin mbiemër e dënonte Sejfon, por kërkonte të mos përmendej mbiemri i tij. As fshati. Me të drejtë, Merkohitaj apo Merkohitoj, ka shumë… ashtu si Meta, Berisha, Hoxha.

Por kjo nuk e cenon një njeri dinjitar që mban atë mbiemër. As fshatrat nga e kanë prejardhjen. Viçitoli, Skrapari, Gjirokastra apo Dukati kanë nxjerrë njerëz të nderuar, kanë njerëz të nderuar, por kanë në “pyllin” e tyre edhe Sejfot, që në një rast vret njerëz e në tjetrin kuaj; në një rast vjedh njerëzit, e në tjetrin kuajt.

Ndaj dhe kushërinjtë e Selfo kal-vrasësit bëjnë mirë të dënojnë publikisht Selfo Merkohitajn e t’a detyrojnë të tregojë të vërtetën në mexhlisin e Dukatit e të mos merakosen se u doli mbiemri në media. Ata duhet ta detyrojnë Sejfon t’i përgjigjet pyetjes: Pse i vrave kuajt e pafajshëm?

E për sa kohë nuk del live Sejfo të na shpjegojë vetë për krimin kafshëror, do jemi ne të medias që do u japim gojë kuajve që as dinë të flasin, as të pyesin e as të shkruajnë.

Next Post

Tirana regjistroi ditën më të nxehtë në histori, ja sa shënoi termometri

CNBC: Qindra amerikanë zhvendosen për të jetuar në Shqipëri! Vendi "number one" në Europë që përmbush shumë kritere

Situata e zjarreve, Ambasada e Greqisë: Ngushëllime dhe mbështetje Shqipërisë, bashkëpunim dhe solidaritet në shuarjen e flakëve!

“Pa emër” në Antena TV

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Kryesore
    • Kronike
    • Sociale
    • Kulture
    • Diaspora
    • Bota
  • Debat
    • Blog
    • Rekomanduar
  • Ekskluzive
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Metro
  • Lifestyle
  • Kuriozitete
  • Sport
  • Humor

© Copyright 2013 Ekskluzive.al - All Rights Reserved