Ilir Meta deklaroi dje që procesi i votimit ka një notë të lartë dhe tak fak i vuri 10 me yll. Po ashtu edhe nga opozita ju gëzuan fitores dhe i cilësuan zgjedhjet si më të mirat, duke shpallur se pjesëmarrja në zgjedhje tregon referendumin për ndryshim.
Por nga darka, pati panelistë afër Ilir Metës, duke parë një tendencë që vinte nga terreni ndryshuan strategji, duke i cilësuar zgjedhjet si “manipulim industrial”.
Nikollë Lesi, që konsiderohet si zëdhënës i Ilir Metës, publikoi një shkrim në Koha Jonë, ku theksonte se Rama bëri “lojë djallëzore me exit pollet për ta nxjerrë nga humbje në barazim”.
Andi Bushati gjithashtu than ë Top Channel se nëse ndryshohet tendenca që PD LSI janë fituese zgjedhjet mund të quhen sit ë vjedhura.
Arian Çani, një përkrahës i opozitës ku ka shpallur edhe votën për Vangjel Dulen e PD tha: “Nëse ka një mandat të tretë për Ramën, ky është i vjedhur dhe i manipuluar. Nëse e merr mandatin e tretë, po e merr me kirurgji miniinvazive. Është një operacion pa çarje”.
Kurse Lefter Maliqi, kandidat për deputet i LSI-së, dhe njeri i lidhur fort me Ilir Metën shpalli zyrtarisht mos njohjen e zgjedhjeve. Në një postim në facebook, Maliqi shkruan:
“Te dashur bashkeqytetaret e mi ne qarkun e Beratit. Une, ne respekt te vullnetit tuaj, nuk i pranoj keto zgjedhje, kurre dhe pike.
Votat e mia jane grabitur, jane blere, jane manipuluar, nga krimi dhe mafia,per mua jo vetem ne qarkun Berat por ne gjithe vendin,dicka e tmerrshme fshihet.
Rezultati i deritanishem eshte skandaloz dhe i pavertete. Mbetem me i forte se kurre, besoj qe e verteta do te zbardhet, dhe ndeshkimi do te jete i rende.
Vazhdoj me koken lart dhe me besim ne Zot, drejt sfidave reale me fitore kunder krimit, droges dhe mafies”.