Edi Paloka dhe Bujar Leskaj duket se kanë shkuar të dehur në Kuvend, duke shthurur gojën dhe bërë gjeste të pahijshme.
Për këtë, Partia Socialiste i kërkoi Kuvendit të Shqipërisë që të vendosë masë disiplinore me përjashtim 10-ditor nga Kuvendi për deputetët Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Sipas Partisë Socialiste, kjo masë kërkohet për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe se të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.
Në momentin kur kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi mbledhjen e deputetëve për nisjen e procesit të votimit të buxhetit, Edi Paloka dhe Bujar Lekskaj janë konfrontuar verbalisht me kreun e qeverisë duke kaluar në ofendime banale.
E gjithë kjo situatë ndodhi kur regjia e parlamentit ndërpreu sinjalin, por në momentin e rikthimit të saj, dallohej kordoni i gardës që ishte vendosur në mes kryeministrit dhe deputet Paloka.