Kryeministri Edi Rama eshte shprehur serish se nuk do te jape shteti shqiptar asnje lek per Francesko Bechettin, perkundrazi do te ktheje ai ne arken e shtetit -as debatit për lirinë e mediave në Shqipëri .
Rama i vuri me shpatulla pas murit, duke u kërkuar një rast të vetëm ku një media vizive , elektronike apo gazetarë dhe reporter është dhunuar apo dënuar në Shqipëri, kur paneli i gazetarëve pretendonte se liria e mediave kishte pësuar rënie në indeksimin e 2020!
Duke mos patur fakte dhe prova sepse raportet e shoqatave gatuhen në Shqipëri dhe përkthehen e publkohen si konstatim i ndërkombëtarve Bledi Fevziu përmendi rastin e TV Agon dhe Rama i’u përgjigj se Agon Tv nuk u mbyll se gjoja ishte TV antqeveri, siç e ka interpretuar Becchet dhe tellallët e tij, por si një investim nga burime të parave të dyshimta dhe i hapur për të bër pastrimin e tyre. Ndaj s’ka asnjë lidhje me lirinë shtypit , liria e krimit.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Shteti shqiptar do t’i paguajë zero, po zero
Blendi Fevziu: Si zero, ka rregulla ndërkombëtare që të detyrojnë të paguash
Edi Rama: S’ta them sot si, s’ta them dot, por dëgjoni dhe mbani mend fjalën time.
Shteti shqiptar do t’i paguajë zero lekë atij dhe ai do t’i japë para shtetit shqiptar. Është strategji, stretegji.
Dhe nuk është strategjia im, është strategjia e atyre që merren me atë punë.