Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me historinë e Sianës e cila ka studiuar për Teknologji Informacioni e Komunikimi.
Më pas ka vazhduar studimet në Kretë ku u rendit e dyta ndër 50 vendet pjesëmarrëse nga e gjithë bota.
‘Duke parë njoftimin në faqen e Ministrisë së Brendshme, aplikova online në Fakultetin e Akademisë së Sigurisë duke qenë se i përmbushja kriteret.
Bëra aplikimin, marr telefonatë ku më thanë se u shpalla fituese, por më vonë më thanë që jam s’kualifikuar.
Kërkova një arsye për s’kualifikonim tim dhe më thanë që arsyeja është që ti ke mbaruar në ekonomik jo në financë kontabilitet.
Këmbëngula që ta çoja deri në fund dhe aplikova te platforma e Bashkeqeverisjes’, tregon Siana.
Menjëherë pas aplikimit problemi i saj është zgjidhur dhe tashmë ajo po ndjek studimet akademike për të marrë gradën në komisare.
‘Mirëmëngjes, dhe me historinë e Sianës e cila me vendosmëri dëshiron t’i shërbejë vendit dhe nuk u tërhoq përpara pengesave po i kapërceu ato, duke iu drejtuar platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë’, shkruan Rama.
MIRËMËNGJES 😃dhe me historinë e Sianës e cila me vendosmëri dëshiron t'i shërbejë vendit dhe nuk u tërhoq perpara pengesave po i kaperceu ato, duke i'u drejtuar platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al, ju uroj një fundjavë të qetë 🌹
Publiée par Edi Rama sur Vendredi 22 mars 2019