Në përfundim të daljes së tij për mediat, kryeministri Edi Rama ironizoi deklaratat e kundërshtarit të tij Lulzim Basha se nëse nuk pranon 5 pikat e propozuara nga opozita të hapë rrugë. Kryeministri Edi Rama gjatë daljes së tij për mediat ka ironizuar hapur deklaratat e Lulzim Bashës, i cili i dha ultimatum që nëse nuk pranon 5 pikat e propozuara nga opozita të hap rrugën.
Kryeministri zgjodhi t’i jepte rëndësi çështjes së marrjes së masave për rikonstruksionin e banesave të dëmtuara nga tërmetet e 21 shtatorit. Ai shtoi se ‘’mund të krijojë tërmete artificiale, por jo t’i ndalojë ato’’.
Rama iu përgjigj Bashës me një krahasim.
‘’Unë mendoj që më e rëndësishme, sesa të harxhojmë kohën e njëri-tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ‘’ai tha po ti si thua?’’, të merremi me njerëzit dhe problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë t’i krijoj, por s’kam në dorë t’i parandaloj kur ndodhin diku tjetër. Kam dhe diçka për të thënë sapo mu kujtua: Është njësoj tani si të vijë një karrocë me kalë dhe t’i thotë një treni hap krahun’’, përfundoi deklaratën e tij Rama.