Në prag të ndeshjes me Andorën dhe Francën tekniku i kuqezinjëve, Edi Reja kërkon që djemtë të japin 100 % e tyre.
Unë dua që në çdo ndeshje të luhet 100%, të jepet maksimumi dhe mos të ketë lojtarë që futet pa motivacion dhe grindë.
Andora është një ekip inteligjent dhe nuk duhet nënvlerësuar në asnjë moment.
I pyetur nga gazetarët për çështjen Xhaka dhe Grezda, Reja thotë se “e kam folur me Xhakën dhe i kam thënë që je i ftuar dhe do të luash njërën nga ndeshjet.
Më ka thënë qe jam i dëmtuar. Për sa i perket Grezdës më vjen keq,por nuk pranoi ftesen tonë.
Është Shqipëria që futet në fushë dhe kush mendon se është Mesi,për të nuk ka vend në fushë. Rëndësi ka grupi dhe pastaj ka individi.”