SPAK duhet të hetojë, nëse edhe financimi i pallateve në Torino, ka lidhje me miliardat e vjedhura e të fshehura të Ilir Metës, Edmond Haxhinastos e krushkut Nasip Naço; kësaj tresheje hajdutësh, që gjatë viteve 2009-2016 kanë pasur në dorë ministritë e sektorëve të ekonomisë, transporteve, energjisë, diplomacisë e drejtësisë…
Prej 3 muajsh, agjencitë e anti-krimit financiar, Drejtoria e Parandalim-Pastrimit të Parave dhe disa struktura të drejtësisë se re, mes tyre SPAK e BKH, kanë marrë një denoncim, se ish-ministri Edmond Haxhinasto i LSI, po ndërton dy pallate në Torino të Italisë.
“Pamfleti” e ka marrë informacionin, nga burime konfidenciale brenda strukturave të drejtësisë; të cilave u është dërguar denoncimi për biznesin e ndërtimit, që ish-ministri Edmond Haxhinasto ka nisur në Itali, 6 vite pas lënies së detyrës në qeverinë PS- LSI.
Referuar të dhënave paraprake, rezulton se 2 pallatet që po ndërton në Torino, Edmond Haxhinasto, po i maskon pas emrit të vajzës Eliza Haxhinasto dhe italianit Andrea Evangelisti, me të cilin ajo është ortake në kompaninë “AIRfire Albania Sh.p.k”, të krijuar më 30 shtator 2022.
Kujtojmë, që vajza e Edmond Haxhinastos është e martuar me djalin e Nasip Naços, ish-ministrit tjetër të LSI, i cili prej 3 vitesh ka kaluar në prehërin e Edi Ramës; por pa e sulmuar Ilir Metën, ndërsa me krushkun Haxhinasto janë një shtëpi e një “tepsi” në shumë pazare e biznese.
Është vërtetuar, se Edmond Haxhinasto, kur ishte Ministër Transporti, Energjie e Infrastrakture, Ministër i Jashtëm dhe Ministër i Ekonomisë, Tregtisë e Energjisë nën siglën e LSI, i çonte Ilir Metës milionat që merrte nga pazaret.
Dhe krushku Nasip Naço, kur ishte Ministër i Ekonomi- Tregti- Energjitikës dhe Ministër i Drejtësisë, çdo të shtunë shkonte me “thasë në krahë” te vila e Ilir Metës në Lalz, ku i çonte milionat që grumbullone nga pazaret.
Dy krushqit ish-ministra të LSI në pushtetin me PD-në e PS-në, kanë deklaruar pasuri si të varfër, ndërsa pas largimit nga postet, të dy kanë krijuar biznese, kanë shtuar pasuritë dhe po ndërtojnë pallate në Torino, maskuar pas emrit të Eliza Haxhinastos, vajzës së Edmond Haxhinasto, që është nusja e djalit të Nasip Naços.
SPAK duhet të hetojë denoncimin, nëse financimi i pallateve në Torino, ka lidhje me miliardat e vjedhura e të fshehura të Ilir Metës, Edmond Haxhinastos e krushkut Nasip Naço.
Sepse kjo treshe “hajdutësh me patentë”, gjatë viteve 2009-2016 kanë patur në dorë ministritë e sektorëve të ekonomisë, transporteve, rrugëve, energjisë, porteve detare, aeroporteve, kromit, bakrit, guroreve, ujësjellësve, minierave, ndërtimit, turizmit, emërimet në ambasada, licencat e HEC-ve private, minierave, noterëve e përmbaruesve, gjyqet në arbitrazhe etj.
Madje SPAK, të hetojë dhe bilancet e firmës private “Fleeville Sh.p.k” krijuar më 15 nëntor 2023 nga Enkeleida e Eliza Haxhinasto (Naço) gruaja dhe vajza e Edmond Haxhinastos; por dhe firmën “AIRfire Albania Sh.p.k” krijuar më 30 shtator 2022, ku vajza e tij është ortake me italianin Andrea Evangelisti, që sipas denoncimit, po ndërtojnë së bashku 2 pallatet në Torino.
Të gjitha këto, SPAK duhet t’i hetojë edhe në kuadër të hetimit që po i bën Ilir Metës e Monika Kryemadhit për korrupsion, pastrim parash, transaksione ilegale, investime në ndërtime dhe blerje e fshehje pasurie./Pamfleti