Eduard Selami, kryetar dhe ish-kandidat për Partinë Demokratike, u është bashkuar kritikëve të Lulzim Bashës duke e quajtur këtë të fundit si kryetar me vota të vjedhura. Gjatë një aktiviteti në një universitet privat ai e ka cilësuar Bashën si zhgënjim dhe gënjeshtar.
Selami shprehet se Basha aty e kishte drogën edhe më parë kur qeveriste vetë. Ish-kryetari i PD thotë se ka ardhur koha që zyrtarët e lartë të shtetit shqiptar duhet të japin llogari para drejtësisë. Selami humbi garën përballë Bashës në korrik për postin e kryetarit të PD në një proces të shumë kontestuar.
Nga Eduard Selami
Aty ishte droga, edhe ata që kanë qenë para këtë punë kanë bërë, edhe korrupsioni. Dhe më e keqja për Shqipërinë është se këta janë bashkë për punët e këqija. Edhe reforma në drejtësi ishte qëndrimi i Europës se këta nuk e duan.
Pjesa më e madhe e këtyre që keni lart duhet të jenë në gjykatë të japin llogari për abuzime serioze, shkelje serioze. Këta nuk janë në gjykatë se këta gjykata janë vetë. Por po vjen kjo ditë, jo si hakmarrje por si shpresë. Dhe t’i hapet rrugë njerëzve të talentuar. Kështu bëhet shteti.
Këtu kemi gabuar, edhe unë mbaj pjesën time të përgjegjësisë, elita i ktheu kurrizin. Unë e pashë edhe te demokratët, kuptohet edhe unë kam ato të metat e mija, distanca dhe ikja, por edhe unë kam jetën time. Por investimi tjetër që e kam kthyer dhe jam me dy atdhe. Unë shkoj në SHBA kam jetën time bizneset e mija, unë aty reflektoj, frymëzohem.
Unë dal dhe bëj idealistin dhe them që kjo është mënyra më e mirë. Ia kanë kapur dhe ai prapë nuk e dënon dhe ma promovon. Atëherë është zhgënjim. Ti je mbrapa kësaj gjëje. Ti nuk je lideri. Ti ke aftësi tejet të kufizuara politike. Ti je ai rrëmbyesi që do ta mbash me çdo kusht. More një listë dhe e nxore nga xhepi siç i thashë unë, që është turp i tij. Listën nuk e dinte njeri kush do të jetë kandidat për deputet.
Të kapur me zë dhe figurë, një bisedë e plotë edhe me kryetarin, Basha, duke vjedhur kutitë e votimit dhe nuk u fol asnjëherë. Unë i thashë Bashës se dua një sqarim për këtë. Unë kam hyrë në një garë e cila ishte e shkurtër, dhe e shpejtë. U bëra pjesë për të dhënë një kontribut modest. Ajo që kam bërë unë nuk e kam bërë gjithçka për të fituar. Po të fitoja unë, fitimi i madh do të ishte i Partisë Demokratike. Basha theu statutin. Ti nuk je lideri.