Lulzim Basha gjatë një takimi me studentët e mjekësisë ditën e djeshme, tregoi se me të në pushtet shumë lehtësira do të vijnë për studentët dhe shëndetësinë.
Basha premtoi se me ardhjen e tij në pushtet do të rrisë rrogat për mjekët dhe infermierët duke e vendosur në të njëjtin nivel me atë të Kosovës, 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët si dhe financim në të gjithë sistemin shëndetësor përmes parave të anuluara nga koncesionet që ai i cilëson korruptive.
Pra Basha si Maduro i Venezuelës, do i’u a marri të pasurve pronat, asetet dhe investimet, do prish koncensionet dhe do sfidoi arbitrazhet ndërkombëtare për mos pagmin e gjobave, që rrjedhin nga prishja e marveshjeve mes palëve, e do i’a japi popullit, sepse taksat do i uli dhe do i heq.
Ja nmashtrimi qesharak dhe pa asnjë bazë i këtij idioti që pretendon që një ditë të drejtoi vendin!
“Gjëja e parë që do të bëjmë ne është të stabilizojmë nivelin e shpërblimit për mjekët dhe për infermierët. Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të arrijë nivelet e Kosovës: 1200 euro për mjekët dhe 700 euro për infermierët.
Kjo do te stabilizojë situatën e të ardhurave që sot është e mjerueshme. E dyta, nuk ka të bëjë vetëm me rrogën, por ka të bëjë edhe me kushtet e punës.
Puna e mjekut konsiston në shpëtimin e jetës. Në qoftë se i jep përgjegjësinë të shpëtojë jetën dhe nuk i jep mjetet për të shpëtuar jetë, atëherë ajo rrogë nuk i kthehet në bekim, por në mallkim.
Dhe kjo do të thotë anulim i menjëhershëm i këtyre koncensioneve. Për ne, hapi i parë do të jetë anulimi i këtyre koncensioneve dhe financimi me urgjencë i gjithë sistemit shëndetësor duke përfshirë këtu dhe farmaceutikën. Duhet një reformë e thellë për shëndetin e qytetarëve dhe për të ndalur tendencën e mjekëve dhe studentëve të mjekësisë për t’u larguar nga Shqipëria”, deklaroi Basha.
Ai u shpreh se programi i shëndetësisë që Partia Demokratike ka i jep theks shpërblimit dhe financimit për të gjithë hallkat, që mjekët dhe infermierët e ardhshëm të mos largohen nga Shqipëria.
“Prandaj programi ynë për shëndetësinë i jep një theks të veçantë pikërisht këtyre elementëve: Shpërblimit për mjekët dhe infermierët. Financimit të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe financimit për të mbajtur mjekët e ardhshëm, pra studentët, në vend dhe jo për të shkuar jashtë Shqipërisë.
Pas 7 vitesh premtime për shëndetësinë falas dhe dështime spektakolare, ka ardhur koha t’i themi mjaft. Ka ardhur koha ta largojmë shkaktarin e kësaj situate dhe së bashku të reformojmë sistemin dhe t’u japim mundësi edhe mjekëve edhe ju mjekëve të ardhshëm të bëni misionin tuaj që është; shpëtimi i jetëve të njerëzve”, tha Basha.