Ardian Ismajli është duke kaluar sezonin e tij më të mirë në karrierë, që nga momenti kur është bërë pjesë e kampionatit italian. Mbrojtësi shqiptar është ngritur në lartësinë që kishte kur shkëlqeu te Hajduku i Splitit, por me një ndryshim mjaft të rëndësishëm, këtë herë bëhet fjalë për një nga kampionatet më të forta në botë.
Trajneri i ri i Empolit i ka dhënë besim absolut në mbrojtjte, ndërsa në një deklaratë të mëparshme ka ngritur në qiell figurën e 26-vjeçarit shqiptar, teksa shprehej se ishte i gatshëm të shkonte edhe në lu.ftë me Ismajlin.
casino siteleri
Lojtari i Kombëtares kuqezi është veçuar gjithnjë në prapavijën e Empolit në këtë sezon, madje edhe në sfidën kundër skuadrës më të mirë të momentit në Serinë A, Napolit. Sigurisht që puna e mirë shpërblehet dhe tashmë Ismajli e gjen veten në vitrinë përpara skautëve të klubeve nga kampionatet më të forta në Europë.
“Sport Ekspres“ mëson se në ndeshjen e sotme kundër Kremoneses në stadium kanë qenë të pranishëm skautë nga ligat më të forta të Kontinetit të Vjetër për të ndjekur nga afër “murin“ e Empolit. Nga burime të sigurta jemi informuar se për Ardian Ismajlin ka interesime nga tre kampionate.
Bëhet fjalë për Premier Ligën, Eredivizen, ku emri i Fejnordit ka dalë në skenë nga mediat italiane, si dhe nga Serie A. Dëshira e vetë lojtarit është të vazhdojë karrierën e tij në Itali për shkak se është ambientuar më së miri me këtë kampionat, ku po përjeton edhe momentin më të mirë në karrierë. Emrat e klubeve të Serisë A ende nuk bëhen të ditura, por vlen të theksohet fakti se janë ekipe që renditen në top 10-shen e kampionatit italian.