Thellohet skandali i tjetërsimit të pronave në bregdet nga Sali Berisha dhe familja përmes biznesmenëve afër tij.
Ajo që “Pamfleti” shkruajti ditë më parë për rrëmbimin e pronave në bregdet nga familja Berisha, përmes djalit, vajzës dhe dhëndërrit të tij, tashmë po vertetohen një nga një.
Aq sa tjetërsimi i pronave nga kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ‘Frrokajt’ e tjerë në të gjithë Shqipërinë do të dukeshin minorë përballë abuzimit me tokat në bregdet të realizuara nga familja Berisha.
Një qytetar nga Bregu, ndjesë se po bëhemi si “qytetari dixhital i Berishës”, i shkruan “Pamfletit” për fshatin turistik të familjes Berisha në Dhërmi. Informacion i dhënë nxitur dhe nga shqetësimi i ngritur nga “Pamfleti” dhe vendosmëria e prokurorisë për të hetuar vjedhjen e tokave në Orikum, Jalë, Porto Romano dhe Tiranë nga Berishët.
Artikulli mbi pronat e Familjes Berisha (Shkëlzenit) dhe përmendja e biznesmenit mikut të Shkëlzenit, Rrahman Selmanllari ka sjellë informacione shtesë.
Rrahman Selmanllari në Dhërmi ka një rezidencë të tijën “Elite 2”, e cila është ndërtuar më 2012.
Sipas sinformacionit kjo rezidencë ka brenda rreth 19 vila tre katëshe, secila ka nga 5 banesa me pothuajse 60-120 metra katror çdo banesë. Ndërkohë që Rahmanllari ka në pronësinë e tij në Dhërmi përsëri edhe dy vila në hyrje të plazhit të Dhermiut, “Elite 1”. Ku aty njërën e ka si banesë të veten e tjetrën e ka shitur.
Në kompleksin “Elite 2” ka të pashitura 4 vila, të cilat i jep me qira në periudhën e plazhit dhe ku banesa shkon në ditë 150-200 euro!
Aty vitin e kaluar bëri pushime një muaj familja e Adriatik Llallës. Ka gjithashtu edhe një restorant nga me të dëgjuarit këto vitet e fundit në Dhërmi, “Piratët”. Të cilin e ka lancuar për ta dhënë me qira, por që deri më tani e ka menaxhuar vetë dhe në shërbim të familjes Berisha sa herë që shkojnë atje.
Mësohet se kjo rezidencë turistike në perlën turistike të vendit në Dhërmi, është ndërtuar me mbështetjen e familjes Berisha. Pasi Rrahmanllari si miku i Shkëlzen Berishës dhe që pastron të gjitha paratë e pista të familjes, thjeshtë dhe vetëm ka emrin në këto prona. Ditët e ardhshme do të kemi të dhëna të tjera për pronat e rrëmbyera në zonat turistike të bregdetit shqiptar nga ana e familjes Berisha./Pamfleti.com