Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi të pranojë ekspertë të NATO-s për të hetuar shkaqet e zjarrit në spitalin COVID, ku si pasojë 14 persona humbën jetën, ndërsa mbetën disa të tjerë të plagosur.
“Në këtë drejtim, Qeveria miratoi një përfundim me një rekomandim që ekipet e ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë të vihen në dispozicion maksimal të prokurorisë në procedurat hetimore.
Qeveria udhëzoi institucionet kompetente që të përcaktojnë se çfarë lloj ndihme dhe mbështetje shtesë nevojitet për familjet e të vdekurve dhe të plagosurve, në mënyrë që ajo të ofrohet në kohën më të shkurtër të mundshme”, thonë Qeveria.
Më herët gjatë një mbledhje të bërë Qerveria maqedonase vendosi që dita e enjte, e premte dhe e shtunë të shpallen ditë zie në nder të viktimmave.