Detaje të reja bëhen me dije nga mediat greke lidhur me Efthymiou Efthymious, të arrestuar dhe të lënë sot në arrest me burg pasi akuzohet si ekzekutori i Devi Kasmit.
Sipas medieve helene, vrasja në Tiranë lidhet edhe dy ekzekutime të tjera që kanë ndodhur në Athinë në vitin 2016, katër vite pas përjashtimit të 42-vjeçarit nga Arta nga forcat speciale të policisë helene.
Sipas medieve greke, Efthymious kishte arritur që të afrohej me Devi Kasmin dhe më vonë e ekzekutoi bashkë me bashkëpunëtorë shqiptarë për llogari të një personi tjetër. Ky i fundit kishte me Kasmin konflikt në kontrollin e trafikut të drogës në Europë.
Sipas të njëjtave burime, policia greke ka kërkuar sa më shumë informacione nga homologët shqiptarë, pasi është përqendruar në zbardhjen e dy vrasjeve që ndodhën në Athinë në vitin 2016. Një biznesmen grek, pronari i një lokali nate, i dënuar më parë për trafik kokaine u ekzekutua. Të njëjtin fat kishte edhe një shqiptar në Kypseli (Athinë). Të dy viktimat raportohet se kishin lidhje me organizatën e Kasmit.
Tashmë, janë krijuar dyshime të forta se Efthymious ka gisht edhe në këto dy krime. Nuk përjashtohet që ditët në vijim, një ekip i policisë greke të vijë në Shqipëri.
*Zbulohet e kaluara e errët e ekzekutorit të Kasmit, nga kokaina kolumbiane te trafiku i refugjatëve…