Kryekomisari Artan Cuku u vra për shkak të detyrës kohë më parë, në shkallën e banesës së tij, pranë zonës së Liqenit Artificial.
Sipas burmeve policore mësohet se Bledar Jambelli është personi i dyshuar si urdhërues i vrasjes së kryekomisar Cuku.
Kryekomisari i ndjerë, në dhjetor të vitit 2012 ka arrestuar shtetasin Bledar Jambellin, pasi ky i fundit dyshohej si autori i vrasjes së Armando Delajt, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.
Burimet konfirmojnë se Bledar Jambelli është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga krimet e Rënda nën emrin Rikardo Muho.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se kryekomisari Cuku u vra për shkak të detyrës dhe në burg për këtë ngjarje, i dyshuar si atentator është shtetasi Mikel Shallari.
Dyshohet se Jamblelli ka kontraktuar Shallarin dhe e ka paguar për të bërë vrasjen. Si fillim Jambelli i dha Mikel Shallarit 3 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër e parave do t’i jepej pasi të përfundonte punën./Tellalli