Mbremjen e djeshme ishte ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj i cili i ftuar ne emisionin e gazetares Eni Vasili deklaroi se Policia sapo kishte ndaluar nje person te dyshuar si bashkepunetor ne atentatin mafioz qe ndodhi te henen ne Tirane, ku mbeti i vrare Devi Kasmi.
Sot policia ka dhene detaje per shtetasin e ndaluar si i dyshuar i perfshire ne atentat.
Vendi ku u vra Devi Kasmi
“Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit D.K.
Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera”, thuhet në njoftim.
“News24” raporton se ai quhet Mario Meshini.
HETIMI
Policia ka shpallur në kërkim një të kërkuar për atentatin mafioz, që i mori jetën 41- vjeçarit Devi Kasmi mbrëmjen e së hënës në Tiranë.
Bëhet fjalë për Domart Konjari, i cili që prej vitit 2016, kur u la i lirë nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, edhe pse kërkohej nga Franca për trafik droge, nuk u arrit të gjendej asnjëherë nga Policia.
E megjithëse në arrati dhe i konsideruar si një prej personave me rrezikshmëri të lartë, Konjari kthehet në qendër të vëmendjes si i dyshuar për vrasjen e Kasmit, dikur mik i tij. Ndërsa mbrëmë Policia e Tiranës gjeti motorin e përdorur nga atentatorët dhe ndaloi një person që dyshohet si bashkëpunëtor në vrasje.
Emri i Konjarit, si një person i dyshuar për atentatin te Pediatria, përmendet në një komunikatë të brendshme të Policisë së Shtetit, por pa u specifikuar nëse ka rol ekzekutori apo porositësi të vrasjes. Ndërsa sipas hetimeve të deritanishme, pista kryesore e Policisë në lidhje me vrasjen e Devi (Dëfrim) Kasmit, është ajo e konflikteve për zonat e influencës së drogës, kryesisht të llojit kokainë.