Gjatë ditës së sotme rreth orës 13:50, një person u gjet i vrarë pranë një makine të braktisur në periferi të qytetit të Shkodrës.
Mësohet se i ndjeri ishte një i ri i moshës 31-vjeçare me emrin Arjan Ferracaku, baba i dy fëmijëve.
Trupi i pajetë dhe mjeti i braktisur është gjetur pranë vendit të njohur si Livadhe, zonë ku edhe më herët janë gjetur mjete të djegura të përdorura për ngjarje të ndryshme kriminale.
Ai ishte biznesmen me emër dhe si në një film aksion, është ekzekutuar për vdekje ndërkohë që po kalëronte.
Mësohet se i riu i donte shumë kuajt, ndërkohë që në foto duket edhe vendi ku kali është vrarë me dy plumba.
Nga raportimet e fundit mësohet se autori i cili besohet të jetë një person i vetëm e ka ndjekur atë për 50 metra dhe ka qëlluar 15 herë.
Biznesmeni është qëlluar në trup 7 herë ndërsa dy plumba kanë prekur dhe kalin më të cilin po kalëronte i riu.
Policia bëri me dije se viktima nuk është i njohur si person problematik dhe ishte baba i dy fëmijëve.
Rrethanat e kësaj ngjarje nuk dihen ende, ndërkohë që policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në zonë, ku gjithashtu janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore rurale të asaj zone.
Në vijim pritet të mësohen më shumë detaje.
Bëhet me dije se viktima është pronar i dy lokaleve në zonën e Velipojës.